Dy janë elementët që bien në sy në vendimin e Kreut të Shtetit. Fakti që nga 8 ministra që largohen ai ka firmosur shkarkimin e të gjithëve, me përjashtim të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Po ashtu, nga 9 emrat e rinj, përfshirë postin e ri të Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ai ka dekretuar vetëm 4 prej tyre.
Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ministrin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalësi dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Përzgjedhje e tyre nuk duket aspak rastësore, pasi që të katër janë aktualisht dhe anëtarë parlamenti, dhe plotësojnë automatikisht kriterin për të qenë anëtarë të kabinetit qeveritar. Për emërimet e tjera, të cilat vijnë jashtë politikës, mesazhi i Presidentit duket të jetë i qartë.
Për Gent Cakajn, si ministër i Jashtëm, Anila Denajn, si ministre e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ballukun si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Besa Shahinin si ministre e Arsimit dhe Elva Margaritin si ministre e Kulturës, kreu i Shtetit duket se do të shfrytëzojë kohën prej 7 ditësh që i jep Kushtetuta, për të bërë verifikimet që ai mund t’i mendojë të nevojshme, raporton VOA.
Mosfirmosja e shkarkimit të ministrit Bushati, duket gjithashtu një sinjal se për pasuesin e tij në krye të diplomacisë, Presidenti Meta do të mendohet edhe më shumë se për ministrat e tjerë. Në fakt lëvizja e Ramës shkaktoi jo pak habi dhe tërhoqi kritika të shumta.
Nga njëra anë sepse ajo erdhi në një moment kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit evropian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit.
Nga ana tjetër edhe emri i përzgjedhur, ai i të riut nga Kosova, Cakaj, aktualisht zëvendësministër i Jashtëm, është parë me skepticizëm, për shkak të moshës së re dhe mungesës së një eksperience të nevojshme për një nga postet kyç të një qeverie.
Megjithatë kryeministri e ka mbrojtur më këmbëngulje zgjedhjen e tij duke e cilësuar “si një ndër njerëzit më të ditur që unë kam takuar në jetën time, si një njeri i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë, si puna që ka bërë duke mbuluar të gjithë procesin e integrimit, ku kam mundur të vlerësojë kapacitetin e tij edhe si drejtues i një procesi shumë të vështirë dhe patjetër, edhe si një djalë që është shumë pranë vizonit, programit, mënyrës së të parit të gjërave të familjes sonë politike. Historia e tij nuk është shumë e gjatë, sepse ai është djalë i ri, por i tregon të gjitha këto”, u shpreh pak ditë më parë Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës