Site icon Telegrafi

Messi sërish thyen rekord, por kësaj radhe për të keq (Foto)

Lionel Messi njihet për rekordet e njëpasnjëshme që po thyen në botën e futbollit.

Por, sa herë që bëhet fjalë për rekordet me kombëtaren argjentinase, Messi nuk është në listë.

Rekordi i fundit që theu sulmuesi i Barcelonës ishte mbrëmë kundër kombëtares së Kilit, transmeton Telegrafi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka arriti të bëjë asnjë gjuajtje të topit në drejtim të portës së kundërshtarëve për herë të parë pas 117 ndeshjeve.

Kjo është gjë e pazakonshme për një futbollist që ka realizuar 509 gola në 658 ndeshje.

Vlen të theksohet se Argjentina triumfoi me rezultat prej 2:1 kundër Kilit. /Telegrafi/

Exit mobile version