Lionel Messi dëshiron edhe një ish-bashkëlojtarë të tij te Barcelona ta ketë te Inter Miami në MLS.

Sulmuesi argjentinas pas transferimit te Inter Miami arriti që të mbledh rreth vete miqtë e tij më të afërt si Luis Suarez, Jordi Alba e Sergio Busquets me të cilët kishte luajtur te Barcelona.


Megjithatë gazeta spanjolle Sport ka raportuar se Messi i ka kërkuar drejtuesve të klubit se duhet ta transferojnë Ansu Fatin nga Barcelona, me talentin spanjoll që nuk po ka hapësira të mëdha.

21-vjeçarit i është bërë me dije se në janar mund të kërkojë skuadër të re, derisa Inter Miami mund ta marrë atë si huazim një vjeçar me opsion blerje.

Messi Ansu Fati

Kjo mundësi e re që i paraqitet Ansu Fatit mund të jetë unike për të ringjallur karrierën e tij, e cila vitet e fundit ka ngecur për shkak të dëmtimeve.

Sigurisht që për Fatin do të ishte një mundësi e artë që të rikthejë formën e dikurshme pasi të jesh tandem me dy futbollistë si Messi dhe Suarez do t'i ndihmonin jashtëzakonisht shumë atij për tu përmirësuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app