Messi dhe Alvarez dhurojnë spektakël, Argjentina në finale të Kupës së Botës

Në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës, Argjentina ka arritur ta mposht Kroacinë me rezultat 3-0, duke kaluar në finalen e madhe te Katar 2022.
Fillimi i pjesës së parë ishte i kontrolluar nga të dy skuadrat, me presion në mesfushë dhe pak raste.
Goditjen e parë në portë e kishte Enzo Fernandez që gjuajti nga distanca në minutën e 25-të, por goditja e tij u prit nga Dominik Livakovic.
Por loja u zhbllokua në minutën e 32-të, kur gjyqtari Daniele Orsato tregoi në pikën e bardhë, pasi portieri Livakovic ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Julian Alvarez.
Nga pika e bardhë ishte Lionel Messi që gjuajti bukur për të shënuar për 1-0.
Pas pesë minutash Argjentina arriti të gjejë sërish golin, pas një aksioni individual të Julian Alvarez i cili kaloi disa lojtarë, pak edhe me fat, për të mposhtur Livakovicin për 2-0.
Argjentina ka mundur ta mbyll ndeshjen në minutën e 42-të, kur Alexis Mac Allister gjuajti me kokë, por Livakovic bëri pritje të madhe.
Në pjesën e dytë Kroacia bëri disa ndryshime, duke kërkuar golin që do të hapte ndeshjen, por nuk ia arriti.
Në minutën e 58-të, Messi kishte rast të shënonte, por portieri kroat ndali gjuajtjen e tij.
Kroacia kishte rast të mirë në minutën e 58-të, kur Dejan Lovren gjuajti por Emi Marinez ishte në vend.
Ndeshja u mbyll në minutën e 69-të, kur Messi mori një top në mesin e fushës, dribloi disa herë Josko Gvardiolin, u fut në zonë dhe pasoi te Alvarez i cili ishte i vetëm për të shënuar për 3-0.
Në minutën e 83-të, Albicelestët kanë mundur të shënojnë edhe njëherë, por pasimit të Paulo Dybalas nuk iu përgjigj mirë Alexis Mac Allister, që gjuajti jashtë.
Në fund Argjentina fitoi dhe arriti në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Maroku- Francë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë