Klubi argjentinas, Boca Juniors ka konfirmuar se Carlos Tevez është duke qëndruar në skuadër, pasi që nuk kanë marrë asnjë ofertë për sulmuesin.
Agjenti i Carlos Tevez, Kia Joorabchian ka pohuar se ai ishte i vendosur të kthehej në kampionatin brazilian te Corinthians.
Pasi sulmuesi argjentinas, kishe hedhur poshtë oferta nga gjiganti italian, Juventus, Atletico Madrid dhe dy skuadrat pa emër të Ligës Ligës Premier.
Megjithatë, nënkryetari i Boca Juniors, Royco Ferrari thotë se sulmuesi argjentinas nuk është duke shkuar askund, pasi do të qëndroj te skuadra argjentinase.
“Ai do të vazhdojë më Bocan. Nuk ka oferta për të apo ndonjë gjë. Ne jemi të habitur nga thashethemet”, deklaroi Royco Ferrari për Radio Guemes, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/