Kanë kaluar vjet prej se Robin Williams ka ndërruar jetë – është vështirë të besohet se ka kaluar një kohë kaq e gjatë.

Ai ka qenë 63-vjeçar kur ka vdekur, por gjatë jetës së tij ai ka luajtur në qindra role ikonike të cilat kanë sjell gëzim e mendime të thella për miliona njerëz anë e mbanë botës, transmeton Telegrafi.


Robin Williams ka qenë një person qesharak e i komplikuar i cili ua ka ndriçuar njerëzve jetën përmes komedisë dhe gjesteve të tij.

Me të vërtetë se ka qenë i mahnitshëm dhe i paharrueshëm.

Por, ai ka qenë më shumë se aktor e komedian. Ai ka qenë një mashkull me një mendje tejet brilante. Çdo thënie e tij ju bën të mendoni për jetën, dashurinë, gëzimin e qeshjen.

Këto janë disa prej thënieve më të mira të tij, që mund t’ju mësojnë shumë për këto tema:

- “Ju keni vetëm një shkëndijë të vogël të çmendurisë. Mos e humbisni atë” - “Pavarësisht asaj çfarë ju thonë tjerët, idetë dhe fjalët mund ta ndryshojnë botën” - “Fitimi i çmimit Oscar është një nder i vërtetë, por, le të mbetet mes meje e teje, kjo nuk i lehtëson aspak gjërat” - “Kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh i vetmuar. Nuk është. Gjëja më e keqe në botë është të përfundosh me njerëz që ju bëjnë të ndiheni të vetmuar” - “Të lutem, mos u brengos kaq shumë. Sepse në fund, asnjë prej nesh nuk kemi shumë kohë në këtë planet. Jeta është duke lundruar” - “Më vjen keq, nëse do të kishe pasur të drejt, do të isha pajtuar me ju” - “Kokaina është mënyra e Zotit se si ju tregon që jeni duke bërë shumë para” - “Asnjëherë mos u përleshni me një person të shëmtuar sepse s’ka çfarë të humbë” - “Njerëzit e mirë përfundojnë në Ferr sepse s’mund t’ia falin vetes gabimet”. /Telegrafi/