Në Katedralen “Nënë Tereza” të Prishtinës, është mbajtur manifestimi solemn i Krishtlindjes. Para fillimit të ceremonisë zyrtare, është mbajtur një program me këngë e recitime nga fëmijët dhe kori i famullisë së Prishtinës.
Përveç Ipeshkvisë së Kosovës në këtë meshë morën pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, besimtarë, si dhe personalitete të tjera që punojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Më pas në predikimin e tij, imzot Dodë Gjergji është fokusuar në lutjet për pendim për fajet dhe mëkatet e bëra.
Ndërsa, fokus ishin lutjet për viktimat e shkaktuara nga pandemia, të sëmurit, por edhe për mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin mjekësor që po bën çmos për shërimin e të sëmurëve nga pandemia COVID-19.
“Në pamundësi që të bëjmë më shumë, nëpërmjet lutjeve dhe nëpërmjet veprave nuk na ka penguar që të japim diçka nga vetja jonë, duke u lutur për ata të cilët i kanë humbur të afërmit e tyre. Në veçanti dëshiroj të theksoj që ne pandërprerë për të gjithë ata burra e ato gra, mjekë, infermierë të cilët pa u lodhur siç thotë populli deri në pikën e fundit janë përpjekur për t’u vërë në shërbim të jetëve dhe të njerëzve dhe për t’i shpëtuar ato”, tha ai.
Në anën tjetër, imzot Dodë Gjergji tha se janë shumë të bindur dhe plotë shpresë, që kremtimi i sivjetmë i festës së Krishtlindjes, do të jetë më i përjetuar në bukurinë e vet se sa herëve të tjera, pasi do të arrijnë të shohin më qartë bukurinë e fesë, do të përjetojnë Zotin më pranë dhe do të ndjejnë më shumë nevojën e njëri-tjetrit.
“Jam shumë i lumtur që kremtimi i sivjetmë i festës së kërshëndellave varësisht asaj që u tha më lart do të jetë më i bukur se herëve të tjera, pasi do të festojmë më me për shpirti, do të jemi më të afërt. Sepse besojmë se pas shëmtimit të ditëve që kemi kaluar do të përjetojmë Zotin në mënyrë më të mundshme. Kjo do të na mundësojë që vetvetiu sytë tanë të ngritën drejt qiellit”, tha ai.
Në meshën e Krishtlindjes, Gjergji pati edhe një porosi për spektrin politik në vend, duke i ftuar që të gjejnë forcën dhe të pajtohen dhe të falin njëri-tjetrin.
“I ftoj edhe përgjegjësit institucionalë dhe politik në vend, që të rigjejnë urtinë e të parëve, entuziazmin e dikurshëm për liri dhe vullnetin që kishim për paqen, për të rindërtuar besimin, për të gjetur paqen e brendshme, pasi paqja, pajtimi dhe besimi në njëri-tjetrin nuk është vetën nevojë e përkohshme e as nuk i takon vetëm një gjenerate, por përgjegjësi e vazhdueshme e secilit prej nesh, që e dëshiron vetë Zoti”, tha ai.
Po ashtu Gjergji në mesazhin e Meshës së Krishtlindjes kërkojë nga politikanët që të merren me nevojat e njerëzve dhe të kujdesën për të ardhmen e tyre, duke thënë se vetëm kështu do të meritojnë besimin e popullit.
“Dua t’i ftoj të gjithë ata që kanë përgjegjësi për t’iu dhanë përgjigje pyetjeve të mëdha për vendin dhe të ardhmen tonë, të mos kenë frikë nga përvujtëria, pasi të përvuajturit gjejnë zgjidhje më shpejtë se krenarët; të mos kenë frikë nga kompromiset, pasi janë mundësia e vetme që na lejojnë të ecim më tutje drejt të ardhmes dhe siguron përparimin drejt demokratizimit të gjithë shoqërisë sonë; të mos kenë frikë të merren me nevojat e njerëzve dhe të kujdesën për të ardhmen e tyre, sepse vetëm kështu do të meritojnë besimin e popullit, i cili nuk donë t’i tregojnë se ‘kush është shpresa e kush e vret atë’, por të kenë guximin të merren vesh për gjërat që e përcaktojnë fatin tonë, t’i japin zgjidhje çështjeve të rëndësishme për vendin dhe të sigurojnë një frymë normaliteti njerëzor në mesin tonë”, tha ai, raporton KP.
Në fund, Dodë Gjergji shprehi edhe urimet për Vitin e Ri 2021 duke dëshiruar, paqe, mirëkuptim dhe shëndet për të gjithë qytetarët e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?