Dorian Kasuli
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Joe Biden, shprehu përpara disa ditësh për popullin amerikan por dhe mbarë botën opinionin e tij në lidhje me vendimin për tërheqjen e trupave Amerikane nga Afganistani brenda datës 31 Gusht, por ka disa paragrafë në fjalën e tij që vlejnë për çdo popull dhe klasë politike dhe çdo njeri dhe politikan duhet t’i mbaje ato shënim:
Biden ndër të tjera tha:
“Misioni ynë në Afganistan nuk kishte kurrë si qellim të ishte një mision shtetformues. Ky mision nuk supozohej asnjëherë te krijonte një demokraci të centralizuar dhe të unifikuar, dhe qëllimi i tij ishte parandalimi i një sulmi terrorist në tokën amerikane. Unë mbas 20 vjetësh e kam mësuar vetë në rrugën më të vështirë që nuk kishte kurrë për të qenë një kohë e përshtatshme për tërheqjen e trupave Amerikane. Por, çfarë ndodhi: liderët politike afganë u dorëzuan dhe u arratisën jashtë vendit. Ushtria afgane u shkërmoq, disa herë pa luftuar fare. Trupat amerikane nuk mund dhe nuk duhet të luftojnë në një luftë dhe të vdesin në një luftë që forcat afgane nuk kanë dëshirë për ta luftuar për veten e tyre. Shpenzuam mbi një trilion dollarë. Trajnuam dhe pajisëm një force ushtarake afgane prej 300 mijë vetash, jashtëzakonisht shumë mirë të pajisur, një forcë më e madhe në numër se shume nga aleatët tanë të NATO-s. Ju dhamë atyre çdo gjë për të cilën kishin nevojë. Iu paguam atyre rrogat, iu siguruam mirëmbajtjen e forcës se tyre ajrore, diçka të cilën talebanët nuk e kanë. Ju siguruam mbështetje të fuqishme ajrore. Ju dhamë atyre çdo shans për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Çfarë nuk mund t’iu jepnim atyre ishte dëshira për të luftuar për atë të ardhme”, tha ndër të tjera Biden.
Dhe, ky perifrazim i bërë nga presidenti Biden: ju dhamë çdo shans për të përcaktuar të ardhmen e tyre, por nuk mund t’iu jepnim dëshirën për të luftuar, duhet të lexohet dhe interpretohet edhe nga liderët politike të Shqipërisë dhe Kosovës të cilët nuk duhet ta shikojnë Amerikën si të vetmen rrugë shpëtimi për të luftuar korrupsionin, për te zbatuar reformën në drejtësi, për të vënë para drejtësisë “peshqit e mëdhenj”, për të patur siguri territoriale etj., nëse këta liderë nuk shfaqin dëshirën dhe angazhimin total për të përcaktuar të ardhmen e kombeve të tyre.
“Nëse liderët politikë të Afganistanit e kishin të pamundur të bashkoheshin për të mirën e popullit të tyre, të pamundur për të negociuar të ardhmen e vendit të tyre ata kurrë nuk do ta kishin bërë diçka të tille përsa kohë trupat amerikane qëndronin në Afganistan të luftonin për ta”, ka nënvizuar Biden.
Ky mesazh vlen për të gjithë kombet dhe popujt dhe veçanërisht në zhvillimet aktuale për Shqipërinë dhe Kosovën që duhet të lënë mënjanë ndasitë dhe grindjet e momentit dhe te mendojnë për të mirën e popullit te tyre, të negociojnë për të ardhmen e vendit te tyre.
Biden gjithashtu thotë se gjatë takimeve dhe bisedave telefonike me presidentin afgan Ghani, i ka kërkuar të pastrojë korrupsionin në qeveri në mënyrë që qeveria të ishte funksionale për popullin afgan, sepse diçka e tillë nuk mund të bëhet nga Amerika.
“They failed to do any of that (Ata dështuan ta bëjnë diçka të tille)”, tha nder te tjera Biden.
Në këto kohë të trazuara në arenën ndërkombëtare me zhvillime mjaft te rëndësishme gjeo-politike dhe për më tepër në mes të një pandemie, liderët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës në radhë të parë dhe popujt e tyre duhet te punojnë fort për te ardhmen e kombeve dhe brezave duke mbajtur vesh ne vesh mesazhin amerikan: ne ju japim asistencën, trajnimin, ndihmë ekonomike dhe mbështetjen në çdo fushë, por nuk mund të krijojmë shtet dhe kjo ndihmë nuk mund të jetë e përjetshme! Atë duhet ta krijojnë njerëzit dhe politikanët vetë dhe kur ata nuk kanë as dëshirën dhe vullnetin më të vogël për të luftuar për vendin e tyre, për veten e tyre, për te drejtat e tyre, atëherë as amerikanët nuk mund t’iu ndihmojnë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi