LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Albright dhënë në vitin 1999 vendoset në pllakë, ish-sekretarja tregoi tri parimet që duhet të ketë parasysh Kosova (Foto)

Mesazhi i Albright dhënë në vitin 1999 vendoset në pllakë, ish-sekretarja tregoi tri parimet që duhet të ketë parasysh Kosova (Foto)

Gjatë ditës së mërkurë (12 qershor) është bërë përurimi i bustit të i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, afër monumentit të ‘New Born-it” në Prishtinë.

Një bust i tillë është ngritur në shenjë falënderimi për kontributin e saj, në 20 vjetorin e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Duke u shprehur e nderuar për një bust të tillë, ish-sekretarja në shaka ka thënë: “Faleminderit që më keni bërë kaq të gjatë”.


Gjithashtu, siç është bërë e ditur, tani sheshi ku është vendosur busti do ta mbajë emrin “Madeleine Albright”.

Pllaka në bulevardin “Bill Clinton” tregon një citat nga fjalimi që ish-presidenti amerikan e kishte thënë më 1999, pas sulmeve të NATO-s (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pllaka në bulevardin “Bill Clinton” tregon një citat nga fjalimi që ish-presidenti amerikan e kishte thënë më 1999, pas sulmeve të NATO-s (Foto/Video)

Dhe aty është vendosur edhe një pllakë, në të cilën është shkruar një mesazh i ish-sekretares së Shtetit, thënë vite më parë, përcjell Telegrafi.

Në të shkruan: “Le të zotohemi se në Kosovë do të ketë një lindje të re të lirisë bazuar në tolerancën, ligjin dhe respektin për çdo jetë njerëzore”.

Një fjali e tillë është nxjerrë si citat nga një adresim që kishte bërë ish-sekretarja amerikane, më 29 korrik të vitit 1999, për popullin e Kosovës.

Përurohet busti i Madeleine Albright: Jam shumë e nderuar, ky vend do të thotë shumë për mua
Lexo po ashtu Përurohet busti i Madeleine Albright: Jam shumë e nderuar, ky vend do të thotë shumë për mua

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë, përveç ish-sekretares Albright kanë qëndruar edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-gjenerali Wesley Clark, dhe personalitete të tjera nga rajoni dhe bota.

Ardhja e tyre në Kosovë përkon me shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s, në qershor të vitit 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori