Mes mungesës së minutave dhe interesimit jashtë Gjermanisë: Planet e Emir Sahitit te Hamburg

Emir Sahiti është një nga misteret e këtij sezoni te Hamburg. Sulmuesi 26-vjeçar luajti për herë të fundit në Bundesligë në fund të gushtit, në humbjen 2-0 ndaj St. Pauli, dhe nuk është përfshirë në skuadër për pesë ndeshjet e fundit.
Situata e tij ka habitur tifozët dhe stafin, veçanërisht pasi ai është i njohur për padurimin dhe ambicien e tij për të luajtur.
Sipas MOPO, Sahiti nuk po mendon largimin gjatë afatit dimëror dhe synon të rikthehet gradualisht në formacionin titullar. Flitej për një rikthim te Hajduk Split si huazim, por paga e tij është problem i madh për kroatët.

Ai filloi ngadalë te HSV pasi u transferua nga Hajduk Split në verën e 2024 për 1.3 milion euro, por gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar tregoi potencialin e tij duke kontribuar me tre gola dhe dy asiste për ngjitjen e ekipit në Bundesligë.
Problemi kryesor është se Sahiti nuk përputhet plotësisht me stilin e lojës së trajnerit Merlin Polzin, i cili favorizon lojtarë të shpejtë dhe adaptues në tranzicion.
Megjithatë, sulmuesi është i vendosur të luftojë për vendin e tij dhe të tregojë vlerën e tij, edhe përballë konkurrencës nga lojtarë të tjerë si Fabio Vieira, i cili pritet të rikthehet në skuadër këtë fundjavë, pas mungesës.
Edhe marrëdhënia e tensionuar me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, duket të jetë pjesë e sfidave të tij, pasi Sahiti nuk është thirrur në ekip deri në një njoftim të mëtejshëm.

Megjithatë, lojtari me këmbë të djathtë, mbetet i përqendruar te HSV dhe i gatshëm të kthehet në skenën e Bundesligës dhe të rivendoset si titullar. /Telegrafi/


















































