LAJMI I FUNDIT:

“I mërzitur nga jeta” – kinezi gënjen vetëm që të arrestohet

“I mërzitur nga jeta” – kinezi gënjen vetëm që të arrestohet

Një burrë kinez, i lodhur nga jeta e përditshme, u arrestua së fundmi pasi publikoi një “urdhër kërkimi” në emrin personal në rrjetet sociale dhe u mburr për krime të shumta që pretendonte se kishte kryer.

A mund ta imagjinoni të jeni aq të mërzitur sa të filloni të trilloni krime dhe të shtireni si një mendje kriminale, vetëm për të tërhequr vëmendje?

Pikërisht këtë bëri muajin e kaluar një burrë nga Kina veriore, duke postuar në rrjetet sociale gënjeshtra për veten e tij, raporton odditycentral.


Ai pretendoi se kishte zhvatur 30 milionë juanë (4 milionë dollarë) nga një kompani, se zotëronte një armë zjarri dhe municione, dhe sfidoi njerëzit ta gjenin nëse donin një shpërblim prej 30,000 juanë (4000 dollarë).

Postimi u bë viral, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen e organeve kineze të rendit që monitorojnë rrjetet sociale, dhe përfundoi pas hekurave për këtë veprim të pazakontë.

“Jam një banor i Qinyuan, qyteti Changzhi, provinca Shanxi. Kam zhvatur 30 milionë juanë (4 milionë dollarë) nga një kompani më 10 nëntor 2024”, pretendonte ai në postimin e tij. “Zotëroj një automatik dhe 500 fishekë. Nëse më gjeni, do të shpërbleheni me 30 mijë juanë (4000 dollarë).”

Vetëm një ditë pasi “u kallëzua” për krime që nuk i kishte kryer, burrin me mbiemrin Wang e vizitoi policia kineze që donte të dinte nëse ishte aq i rrezikshëm sa pretendonte. Banesa iu kontrollua tërësisht dhe ai u arrestua, por policia nuk gjeti asnjë armë zjarri apo sende të rrezikshme, dhe pretendimet e tij për zhvatjen e shumave nga kompania ku kishte punuar rezultuan false.

Wang i shpjegoi policisë se ishte penduar për mashtrimin dhe se kishte vepruar nga mërzitja dhe zemërimi. Megjithatë, autoritetet konsideruan se dëmi ishte bërë dhe e akuzuan për përhapje të qëllimshme të informacionit të rremë dhe shkaktim të trazirave publike.

Sipas mediave kineze, deri në momentin kur Wang u arrestua, videoja e tij kishte marrë 350 mijë shikime, 2459 pëlqime, 799 shpërndarje dhe 80 komente. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane - republikanët propozojnë 250 dollarëshin

A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane - republikanët propozojnë 250 dollarëshin

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Vajza e vogël “çmendet” pas pulave dhe këndon për to

Vajza e vogël “çmendet” pas pulave dhe këndon për to

Fun
Djali i blen babait një biletë lotarie për ditëlindje - habiten kur e kuptojnë se sa para fituan

Djali i blen babait një biletë lotarie për ditëlindje - habiten kur e kuptojnë se sa para fituan

Interesante
Kalo në kategori