LAJMI I FUNDIT:

MËRZIA

MËRZIA

Poezi nga: Herman Hesse
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ika nga ti, pas miqve u hodha, pas verës,
se më shtinin frikë sytë e tu të errët,
me dashuri u mora, dëgjoja muzikë
dhe ty të harrova, unë biri yt besnik.

Ti pas kudo më ndoqe, në heshtje, me durim.
Më ishe në verën, që pija me dëshpërim,
ishe në afshin e netëve të dashurisë,
më ishe në ckërmitjet, që bëja prej mërzisë.


Tani që më fërkon gjymtyrët e cfilitur
dhe në prehrin tënd kokën time ke pritur,
tani që nga udhëtimet u ktheva moj nënë,
shoh, ky mundim, rrugë drejt teje paska qënë.