Merren vesh gjitha detajet e Moto G5 Plus

Lenovo ka bërë një ndryshim radikal në dizajnin e pajisjeve të saj premium në 2016. Gjithçka ka filluar me modelin e ri të asaj kohe, Moto Z. Megjithatë, duket se Lenovo tani nuk do ta ndryshojë shumë dizajnin e modeleve të reja të Moto X dhe Moto G, nëse pamjet që kanë rrjedhur online janë për tu besuar.
Së fundmi kanë rrjedhur online pamjet e modelit të ri të telefonit të kompanisë - G5 Plus. Sipas një posteri të publikuar në rrjetet sociale thuhet se G5 Plus do të vijë me këto karakteristika:
Ekranin 5.5-inç në 1080p, procesorin Qualcomm Snapdragon 625 me Adreno 506 GPU, kamerën e pasme me 13MP dhe të përparmen me 5MP, 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, Android 7.0 Nougat, sensorin për gjurmë të gishtave si dhe baterinë me 3,080mAh.
Nga
Telegrafi
10/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































