LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh detajet për BlackBerry Slider – Venice!

Merren vesh detajet për BlackBerry Slider – Venice!

BlackBerry Slider duket se do të quhet BlackBerry Venice dhe tani në internet janë paraqitur disa specifika për modelin e fundit të telefonit nga Blackberry.

BlackBerry Slider thuhet se do të vijë me një ekran prej 5.4 inç me një rezolucion Quad HD të 2560 x 1440 piksel, bashkë edhe me tastirerën e jashtme rrëshqitëse QWERTY.

Pajisja është e thënë se do të jetë e mundësuar nga procesori me gjashtë bërthama 1.8GHz Qualcomm Snapdragon 808 procesor, edhe pse ka pasur zëra se e njëjta mund të vijë me octa-core Snapdragon 810.

BlackBerry Slider i ri do të vijë edhe me 3GB RAM dhe do të shfaqë kamera në të dyja anët e pajisjes. Kamera e përparme është thënë se do të jetë të jetë me 5MP për Selfie, ndërsa kamera e pasme do të ofrojë 18MP dhe një gamë të karakteristikave të avancuara.


BlackBerry Slider me siguri do të vijë me sistemin operativ BlackBerry, edhe pse me thashethemet e fundit në lidhje me të sugjerojnë se mund të ndodhë që ky model të jetë një variant i BlackBerry në Android.

BlackBerry Slider thuhet se do të dalë deri në nëntor të 2015, dhe ka gjasa që të ofrohen dy versione – njëri me BlackBerry OS dhe tjetri me Android. (Telegrafi)