Merlaku braktisë futbollin e Kosovës

Ai pritet që të shkojë në Gjermani, ku do të provohet te ndonjë skuadër gjermane.
“Nuk kam pranuar asnjë ofertë që e kam pasur në Kosovë. Unë jam duke bashkëpunuar me një menaxher i cili jeton në Gjermani. Ai ka qenë në Kosovë dhe para një jave ka shkuar atje”.
“Jam në pritje që të rregullojë dokumentonin e më pas do të shkojë në Gjermani për tu provuar te ndonjë skuadër. Për këto do të përkujdeset menaxheri”, ka deklaruar Merlaku për Gazetën Tribuna.
Ai realizoi 14 gola në Ligën e Parë në sezonin e kaluar dhe u vlerësua si njëri prej zbulimeve të sezonit të fundit.
Merlaku kishte nënshkruar kontratë me Prishtinën në janar, por ishte Dukagjini i Klinës që kërkonte dëmshpërblim në vlerë prej dy mijë eurove, të cilin Prishtina hezitoi ta jap dhe kështu futbollisti i talentuar mbeti pjesë e klinasve.



















































