LAJMI I FUNDIT:

Merkel e quan situatën “dramatike” ndërsa Gjermania regjistron rekord rastesh ditore me coronavirus

Merkel e quan situatën “dramatike” ndërsa Gjermania regjistron rekord rastesh ditore me coronavirus

Gjermania duhet të marrë shumë më tepër masa për të trajtuar pandeminë e Coronavirusit dhe për të kaluar dimrin, tha kancelari “në pritje” Olaf Scholz në parlament të enjten.

Ndërhyrja e tij erdhi pasi vendi ka regjistruar më shumë se 50,000 raste të coronavirusit në një ditë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të marrim shumë masa të nevojshme për të kapërcyer këtë dimër. Ne duhet të ‘strehojmë’ vendin tonë nga dimri”, tha zëvendës-kancelari aktual, ndërsa Partia e tij Social Demokratike (SPD) paraqiti propozime të reja së bashku me partnerët e saj të ardhshëm të koalicionit – Liberalët dhe të Gjelbërit.


Dhe sipas Euronews, përcjell Telegrafi, në veçanti, dispozitat e reja të ardhshme përfshijnë kufizime shtrënguese për personat e pavaksinuar.

Sipas Institutit të Mbikëqyrjes Shëndetësore Robert Koch, ka pasur 50,196 raste shtesë me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 235 vdekje.

Ndryshe, Gjermania është ndër vendet evropiane që po përballen me një rritje të re të rasteve dhe ka regjistruar numër rekord të infeksioneve gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë kancelarja në largim Angela Merkel e quajti të mërkurën “rigjallërimin” e infeksioneve në vend si diçka “dramatike”.

Siç theksojnë mediat, si pasojë është rritur edhe presioni edhe në pavijonet e spitaleve.

Disa spitale kanë thënë ditët e fundit se po punojnë sërish në kufijtë e tyre dhe kanë njësitë e Kujdesit Intensiv aq të mbushura me pacientë COVID-19 sa nuk mund të pranojnë pacientë të rinj.

“Ne kemi një situatë të vërtetë urgjente tani”, tha në fillim të kësaj jave Christian Drosten, kreu i virologjisë në Spitalin Charite të Berlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Kalo në kategori