LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express shpallet një ndër kompanitë më tatimpaguese në Kosovë

Meridian Express shpallet një ndër kompanitë më tatimpaguese në Kosovë

Rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në Kosovë Meridian Express, sot është vlerësuar si njëri ndër 15 tatimpaguesit më të mirë të Republikës së Kosovës.

Ky vlerësim është bërë sot nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës në një ngjarje ceremoniale, ku edhe është bërë njoftimi zyrtar për tatimpaguesit më të mirë të ekonomisë së Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe Meridian Express.

Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express këtë vit ka shënuar 5 vjetorin e themelimit, ndërsa sot përpos si tatimpaguesi më i mirë në sektor, është edhe rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në gjithë Kosovën, përkatësisht në 35 lagje dhe zonat më të populluara urbane të vendit tonë.


“Ne në Meridian Express besojmë se është përgjegjësi dhe obligim i secilit biznes të paguajë taksat dhe tatimet që i detyrohemi shtetit. Për më shumë ne ndjehemi krenarë dhe të privilegjuar që arrijmë të japim kontribut për ekonominë e vendit tonë dhe mbështetje për qytetet dhe komunitetet në të cilat ne bëjmë biznes. Mbështetja e shtetit dhe ekonomisë është edhe në dobi të biznesit, sepse dobia që ne e bëjmë për vendin na kthehet me krijimin e kushteve dhe mundësive të reja për të bërë biznes, ndërsa ne e ndihmojmë avancimin e infrastrukturës së plotë shtetërore si dhe mundësojmë përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Agon Gashi, drejtor ekzekutiv në Meridian Express.

Pas 5 viteve të themelimit, Meridian Express punëson mbi 400 punëtor dbe sot njihet si sinonim i rendit, cilësisë, inovacionit, sigurisë dhe – miqësisë. Më shumë se një dyqan, Meridian Express sot është pranuar si një vendtakim i ofrimit të produkteve e shërbimit kulminant, me çmime korrekte dhe vendtakim i ambientit atraktiv për shoqërim. Njëherit Meridian Express orienton vlerat dhe synimet e saj drejt angazhimit në krijimin e një biznesi të përgjegjshëm. Suksesi dhe qëndrueshmëria e biznesit vijnë edhe nga kujdesi ndaj komunitetit dhe vëmendja në përgjegjësinë sociale.

Në ceremoninë zyrtare të pranishëm ishin Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Administrates Tatimore te Kosoves Sakip Imeri si dhe Drejtori i Doganave te Kosoves Bahri Berisha.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori