Ndonëse këtë vit institucionet kanë ndërmarrë masa lehtësuese në procedurat kufitare për mërgimtarët, këta të fundit si duke nuk janë të informuar.
KosovaPress gjatë vizitës që i ka bërë pikës kufitare në Merdare është informuar se mërgimtarët nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovës, por që Kartonin e Gjelbër po vazhdojnë ta paguajnë ashtu siç e kanë paguar viteve të tjera, pasi që nuk janë të informuar se me Kartonin e Gjelbër mund të pajisen edhe online.
Bashkatdhetari, Sabit Berisha i cili po vinte nga Gjermani teksa po kalonte kufirin në Merdare ka deklaruar se për mundësinë e pagesës online të Kartonit të Gjelbër nuk është i informuar, prandaj ai pagesën e ka kryer posa ka arritur në kufi.
“Mirë kemi kaluar rrugës shumë, kolona nuk ka pasur në kufi kemi kaluar shumë mirë, na kanë pritur mirë ….Jo nuk jam i informuar …Unë tani e pagova me para në dorë …20 euro për një muaj”, ka thënë ky bashkatdhetar.
Sikurse Berisha, ashtu edhe Nderim Hiseni thotë se nuk kanë marrë asnjë informacion se Kartonin e Gjelër këtë vit mund ta paguajnë online.
Sa i përket pritjeve ai thotë se tri orë ka pritur në kufirin e Serbisë, por që në atë të Kosovës nuk kanë pasur telashe.
“Tri orë në Serbi..Në të Kosovës jo shumë mirë është….Jo…nuk ka na informuar askush…Po…15 euro”, ka thënë ai.
Për dallim nga dy mërgimtarët tjerët që nuk janë informuar fare për pagesën online të Kartonit të Gjelbër, Vilson Gashi thotë se është informuar me vonesë prandaj edhe ky pagesën e ka kryer me të arritur në Merdare.
“Kemi pasur informacione, por kam dëgjuar pak me vonesë dhe e mora këtu menjëherë, por kaluam shumë shpejt, mirë është..jo jo absolut pesë minuta dhe menjëherë kalova”, ka bërë të ditur ky bashkatdhetar.
Për dallim prej mërgimtarëve që hyjnë në Kosovë e nuk presin gjatë, në pikën kufitare në Merdar të revoltuar janë ata të cilët po presin disa orë për të dal nga Kosova pasi që i ka kryer pushimet e tyre.
Visar Nikqi i cili po kthehej në Gjermani për KosovaPress ka thënë se për të kaluar pikën kufitare në Merdar është duke pritur afër dy orë, dhe se krahas pritjeve atë po e shqetëson edhe pandërgjegjshmëria e vetë mërgimtarëve të cilët po e tejkalojnë radhën.
Ai thotë se është informuar për mundësinë e pagesës online të Kartonit të Gjelbër, por që ai këtë obligim e ka kryer në momentin kur ka arritur në kufi.
“Jemi duke pritur qe një orë e gjysmë, por fakti që disa qytetar të pa ndërgjegjshëm po kalojnë pa radhë e bënë edhe më të gjatë pritjen tonë. Policia jonë është në çdo nivel, ata po mundohen me mbajt rend por kur janë qytetarët e pa ndërgjegjshëm atëherë kuptohet që ne duhet me pritë edhe më gjatë…Po e kam këtë informacion por unë e kam bërë gjatë hyrjes , nuk kam pasur nevojë me pritë“, ka deklaruar Nikqi.
Se bashkatdhetarët nuk janë të informuar për pagesën online të Kartonit të Gjelbër e ka pranuar edhe vetë ministri i Diasporës, Dardan Gashi i cili ka “harruar” se është kompetencë e dikasterit që ai udhëheqë që me kohë t’i informoj mërgimtarët për këtë çështje.
“Ju e dini se ajo çka mund të bëjmë ne është me thjeshtësua pak e dini se është ulur tarifa e policës kufitare prej 50 diku në 15 euro në mënyrë subsestive edhe që pagesa tash e tutje mund të bëhet online do të thotë nuk ka nevojë që të dilet prej makinës dhe të pritet në radhë do të thotë edhe këtë e kemi bërë me Ministrinë e Brendshme, byron dhe Bankën Qendrore edhe ka filluar të përdoret por jo aq sa kishim pas dëshirë ne se si duket ende nuk ka mbërri informata tek të gjithë, mirëpo parimisht ka filluar të funksionoj dhe besoj që me kohë edhe këtë vit dhe vitin tjetër do të jetë praktik e përhershme, shpresoj që nuk do ketë fare nevojë për të nëse edhe mënjanohet Kartoni i Gjelbër”, u shpreh Gashi gjatë raportimit të tij në Komisionin për Diasporë.
E sa i takon rezolutës që parasheh lehtësira në procedurat kufitare për mërgimtarët e cila javë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PSD-së, Faton Topalli i cili është edhe iniciues i saj thotë se kjo rezolutë ka gjetur zbatim, ndonëse policia kufitare nuk ka marr asnjë shkresë zyrtare se kjo rezolutë ka hyrë në fuqi.
Deputeti Topalli, bëri të ditur se problemet më të mëdha janë në kufirin me shtetin serb. Po ashtu, ai tregoi se, rezoluta parasheh që edhe numri i policisë në periudhën 15 korrik-15 shtator duhet të dyfishohet.
“Unë kam qenë me datën 15 në kufi në Morinë, ku jam informuar që në pikën kufitare nuk kanë marr fare shkresë zyrtare sa i përket rezolutës, mirëpo kanë dëgjuar kryesisht përmes mediave për çështjen e rezolutës. Atë ditë kur unë kam bërë vrojtimin në kufi mërgimtarët kanë kaluar me procedura të lehtësuara, pritjet kanë qenë 5 minuta , 3 minuta deri në 10 minuta gjë që është në rregull. Megjithatë mendoj që Ministria e Punëve të Brendshme e cila është përgjegjëse për këtë çështje është dashur të informoj pikat kufitare pavarësisht faktit që në shumicën e pikave kufitare pritjet nuk janë shumë të gjata në raport me vitet e kaluara”, ka thënë Topalli.
Ai ka ftuar MBP-në dhe të gjithë punonjësit në pikat kufitare që të japim maksimumin me qëllim që bashkatdhetar të kalojnë me procedura të lehtësuara ashtu siç e parasheh rezoluta.
Ndryshe, kjo rezolutë e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës më 8 korrik të këtij viti dhe do të aplikohet për periudhën 6 korrik 2018 deri më 31 gusht 2018, shkruan KP, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025