Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala ka publikuar një shkrim në të cilën paraqet shqetësimin e tij ndaj ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe djalit të tij, deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Përmes rrjetit social Facebook, Shala ka thënë se ish kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku e ka kërcënuar para pak ditësh tek varrezat kur po nderonin heroin Ilaz Kodra.
Ai gjithashtu ka publikuar një letër të deputetit Mërgim Lushtaku, i cili ia kishte dërguar me postë, për të cilën thotë se ka qenë e pazakontë për të.
Sipas letrës që e ka publikuar Shala, shihet se deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka kërkuar nga ai ta fshijë një status në Facebook, pasi Shala kishte shkruar se “Mërgim Lushtaku e kompania me diktat dhe dhunë e asnjë të drejt pa qenë pjesë e asnjë komisioni për organizimin e zgjedhjeve nga dega e PDK-së, vjen dhe i fut në bela të rinjtë e shëndosh që janë zemra e PDK-së”.
Shala me këtë rast, ka thënë se do t`ia kthejë letrën me postë Mërgimit, por me përmbajtje tjetër. /Telegrafi/
Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë: