Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha ka realizuar gol në fitoren e Gjermanisë U-21 në përballje me Moldavinë, në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2021.

22-vjeçari realizoi në minutën e 10-të të ndeshjes për rezultatin 1-0, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.


Ndeshjen në fund e fitoi Gjermania me rezultat 4-1.

GettyImages 1270464274 Mergim Berisha . (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

Berisha aktualisht është pjesë e Red Bull Salzburgut, ndërsa ka tri ndeshje me e Gjermaninë U-21.

Ai ka treguar formë të lartë në Austri në edicionin e fundit, ku ka realizuar dhjetë gola e gjashtë asistime në 30 ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app