Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania për Kampionatin Evropian

258:"SOCCER - EL, Villarreal vs RBS, preview VILLARREAL,SPAIN,24.FEB.21 - SOCCER - UEFA Europa League, round of 32, Villarreal CF vs Red Bull Salzburg, preview, training RBS, Image shows Mergim Berisha RBS. PUBLICATIONxINxGERxHUNxONLY GEPAxpictures/xJasminxWalter 26:"imago images/GEPA pictures
Pas katër shqiptarëve që janë në listën e Zvicrës, edhe tek Kombëtarja e Gjermanisë është ftuar një tjetër.
Fjala është për sulmuesin Mërgim Berisha, që ka marrë ftesë për në Kampionatin Evropian të 21 vjeçarëve.
Ylli nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion me RB Salzburgun në Austri dhe është njëri nga lojtarët më të talentuar me shtetësi gjermane.
Ai është ftuar nga Gjermania U21 për të luajtur në Kampionatin Evropian që zhvillohen ndeshjet e grupeve në mars.
Por përveç Berishës, në listë nuk janë Leon Dajaku që luan për Union Berlin e as Meritan Shabani që është i huazuar te VVV Venlo nga Wolverhampton Wanderers.
Kujtojmë që Berisha po kërkohet me ngulm nga Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































