Mercedesi luksoz përfundon në një shatërvan në Durrës (Foto)

450:"Nje makine e aksidentuar ne qender te qytetit te Durresit, ku si pasoje e shpejtesise se madhe, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka hyre ne zonen pedonale te sheshit, duke u perplasur me shatervanin. Nga kjo ngjarje nuk ka asnje te demtuar./r/n/r/nA car accident in the center of Durres , where due to the high speed , the driver lost control and entered the pedestrian area of the square, by crashing the fountain. No one is damaged on this event. 10:"ADNAN BECI
Një makinë është aksidentuar sot në qendër të qytetit të Durrësit, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe shoferi ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në zonën pedonale të sheshit duke u përplasur me shatërvanin.
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.
Ka qenë rastësi dhe është fat që në orarin e ngjarjes në tavolinat e vendosura për të parë ndeshjet e Euro 2016 nuk ka patur njerëz, sepse në fakt në ato momente ishte duke u luajtur një takim.
Për Mercedesin luksoz ka qenë një “mallkim” i vërtetë që ka përfunduar brenda shatërvanit të “Rilindjes” të inauguruar me aq bujë vjet. /mapo/
Nga
Telegrafi
15/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































