Kur në janar të vitit 2018, në panairin e veturave në Detroit debutoi modeli aktual i Mercedes G Class, nga prodhuesi gjerman është paralajmëruar se me elektrifikim nënkupton edhe modeli për terrene malore që prodhohet nga viti 1979.

E këto ditë është përmbushur premtimi nga viti 2018. Mercedes në panairin e Minhenit ka prezantuar konceptin EQG, përkatësisht G Class elektrik, transmeton Telegrafi.


Dizajni nuk është se ka ndryshuar shumë krahasuar me modelin standard, kështu vetura në shikim të parë dihet se për çfarë modeli bëhet fjalë.

2 25

Nga versioni me motorin SUS, dallon nga ana vizuale me disa detaje stilistike si rrjedhojë e “karakterit elektrik” të konceptit EQG.

3 13

Është ruajtur edhe konstruksioni bazë me shasi klasike, e për të pasur disa përparësi kjo veturë për terrene malore ka pësuar disa modifikime.

4 12

Në fakt EQG përdor katër motor elektrikë, që janë të vendosur në afërsi të rrotave.

E nga Mercedes ende nuk kanë zbuluar specifikacione teknike të këtij mjeti, pavarësisht që është konfirmuar që EQG ka një bagazh prej 463 litrave dhe se nga shiriti prodhues i fabrikës do të del me rrota prej 22 inçëve. /Telegrafi/