Mercedes po rikthen butonat fizikë

Mercedes-Benz lansoi GLC-në e re në fillim të këtij muaji, me ekranin e ri dhe më të madh të crossover-it që mori gjithë vëmendjen.
Megjithatë, nëse e vini re, pavarësisht ekranit të madh në panel, vetura ende ka kontrolle fizike – butona në timon.
Nuk është rastësi.
Mercedes shqyrtoi të dhënat dhe njerëzve u pëlqejnë kontrollet fizike.
Magnus Ostberg, shefi i softuerit të Mercedes, tha: Të dhënat na tregojnë se butonat fizikë janë më të mirë dhe për këtë arsye i vendosëm përsëri. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































