LAJMI I FUNDIT:

Mercedes ndërton park me shtigje të vështira për vozitjen e G-Class (Foto)

Mercedes ndërton park me shtigje të vështira për vozitjen e G-Class (Foto)

Në fund të këtij vitit, hapet G-Class Experience Center për të provuar vozitjen nëpër shtigjet më të vështira

Modeli i ri G-Class, është vetura me mundësitë më të mëdha, për të lëvizur jashtë terreneve ta zakonshme, që Mercedes e ka prodhuar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Kapacitetet e kësaj makine janë aq të mëdha, sa që vështirë mund të provohen nëpër rrugët e zakonshme.


Andaj, për të treguar kapacitet e plota të G-Class, Mecedes po ndëron park me shtigje të vështira, për të provuar eksperiencën që ofron makina.

Të interesuarit për adrenalinë, do ta kenë mundësinë të vozisin në G-Class Experience Center, që ndodhet në Kaldsorf të Austrisë, 20 minuta larg fabrikës në Graz ku do prodhohet G-Wagen i ri. /Telegrafi/