Site icon Telegrafi

Mënyra të thjeshta si të hiqni njollat nga muret e shtëpisë

Muret e shtëpisë të lyera me bojë apo të veshura me letër janë, për fat të keq, një vend i përkryer ku fëmijët shpalosin gjithë gjeninë e tyre krijuese. Por, për fat të mirë, për të hequr kryeveprat e tyre të vizatuara në mure, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta.

Fëmijët tuaj nuk njohin limite, kur vjen puna për vendet ku lejohet që të pikturojnë. Në fakt na ndodh që edhe nëse nuk kemi fëmijë, stilolapsi dhe të jo vetëm, të na prek padashje ndonjë mur. Por, mos u shqetësoni, me disa truke muri juaj do të kthehet si më parë.

Soda e bukës
Nëse me kohë i vëreni njollat e ngjyrave nëpër mure pa problem do t’i hiqni me ndihmën e sodës së bukës. Thjeshtë në një leckë vendosni pak sodë buke dhe fërkoni vendet e pista. Sipas përvojës tonë ngjyrat duhet të hiqen me pak mund.

Pasta e dhëmbëve
Me ndihmën e pastës së bardhë, e cila nuk është në formë xheli do të duhej me efikasitet të fshihni njollat nga muri. Vendosni pak pastë në vendet e ndotura dhe lehtë fërkoni me brushën e dhëmbëve. Pastaj pastën pastroni me leckë të lagur.

Uthulla
Përveç mureve fëmijët kënaqen edhe me vizatimin nëpër rrobat e tyre, kurse njollat e ngjyrave nga veshjet pa probleme mundë t’i pastroni me ndihmën e uthullës. Thjeshtë zhytni rrobat e pista në pak uthull para se t’i fusni në rrobalarëse.

Goma për fshirje
Provoni, nuk ju kushton asgjë. Nëse ju ndodhet pranë një gomë për fshirje gjatë vërejtjes së njollave lirisht provoni ta përdorni.

Majoneza
Kjo shtojcë e shijshme e gjellëve do të ndihmojë në heqjen e njollave të ngjyrave nga muret e ngjyrosura freskët. Shtoni majonezë në njolla, leni të përthithet për disa minuta, pastaj vetëm pastroni me leckë të thatë apo letër kuzhine.

 

Exit mobile version