LAJMI I FUNDIT:

Mentor Zhdrella largohet nga posti i drejtorit sportiv te Llapi

Mentor Zhdrella largohet nga posti i drejtorit sportiv te Llapi

Mentor Zhdrella ka njoftuar se nuk do të jetë më drejtor sportiv i Llapit nëpërmjet një postimi në facebook.

Postin e drejtorit sportiv te Llapi e mbajti për një vit e gjysmë. Ai u emërua drejtor sportiv në qershor të vitit 2023 pas pensionimit si futbollist.

“Dua t’ju njoftoj se sot, më 20 janar 2025, kam vendosur të largohem nga posti i Drejtorit Sportiv të KF Llapi për arsye personale”.


“Gjatë këtij një viti e gjysmë, kam dhënë maksimumin për të kontribuar në drejtimin e klubit dhe për ta mbajtur atë në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave. Ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, por edhe me momente të veçanta dhe suksese të arritura që do t’i kujtoj gjithmonë me krenari”, ka shkruar Zhdrella, që tutje ka falënderuar edhe presidentin Beqir Batatina dhe trajnerin Tahir Batatina, si dhe për të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit.

Tutje, ai ka falënderuar edhe lojtarit e Llapit, duke shtuar se ka qenë krenar që ka punuar me ta.

“Mbi të gjitha, falënderoj secilin futbollist të KF Llapi për përpjekjet dhe përkushtimin e tyre në fushë. Ju, futbollistët, jeni krenaria e vërtetë e këtij klubi, dhe unë jam krenar që pata mundësinë të punoj me ju”.

“Kjo përvojë si Drejtor Sportiv ishte e para për mua, dhe ajo jo vetëm që do të mbetet e paharrueshme, por do të jetë një bazë e fortë për të ardhmen time profesionale. Kam mësuar shumë dhe jam i sigurt se këto mësime do të më ndihmojnë në çdo hap të rrugëtimit tim të ardhshëm. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, bashkëpunimin dhe momentet e paharrueshme që kemi ndarë së bashku. KF Llapi do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime”, ka shkruar Zhdrella.

Zhdrellaka qenë ndër lojtarët më të mirë në Kosovë, ndërsa edhe në punën e drejtorit sportiv, ka treguar sukses te Llapi, ku sezonin e shkuar ishin afër titullit të kampionit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori