LAJMI I FUNDIT:

Memedi: Do të angazhohemi maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Memedi: Do të angazhohemi maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi, në diskutimin e Kuvendit për votimin e qeverisë së re tha se ai si deputet dhe kandidati i partisë së tij për ministër do të japin maksimumin që të përmirësohet situata në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu shtoi se do të angazhohet që të ndryshojë fjalorin e përdorur deri më sot nga politikanët në Maqedoni. Ai i bëri thirrje mandatarit Zoran Zaev, që e pret një punë e vështirë dhe i tha se do ta mbështesë për ligjet dhe vendimet që do sjell në Kuvend./Telegrafi/