Melodia që simbolizon shtetin - 16 vjet nga miratimi i himnit të Kosovës
Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 16 vjet nga miratimi në Kuvendin e Kosovës.
Me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime, propozimi me titullin “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë, tranmeton Telegrafi.

Ndonëse tani është vetëm një melodi, fillimisht kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të kufizimeve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.
Ky ishte teksti i himnit të propozuar:
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë Çerdhe e dashurisë N’ty shqipet fluturojnë Dhe yjet ndriçojnë Vendi i të parëve tonë Ti qofsh bekue për jetë e mot’ O nënë e jonë Ne të dalim zot O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë Çerdhe e dashurisë.
Ani pse Kosova është shtet në vete për festa e data historike edhe sot e kësaj dite krahas himnit shtetëror përdoret edhe himin kombëtar i shkruar nga Asdreni./Telegrafi/






























