LAJMI I FUNDIT:

Meizu prezanton edhe MX4 Ubuntu Edition

Meizu prezanton edhe MX4 Ubuntu Edition

Më parë ishte thënë se Meizu do të vinte me versionin e MX4 Ubuntu Edition, i cili do të jetë në Evropë gjatë këtij muaji, ndërsa tani është kuptuar se telefoni do të dal në shitje që nga nesër.

Meizu MX4 Ubuntu Edition do të shitet për një çmim prej 299,99 eurove dhe telefoni vjen me të njëjtat specifika si MX4 në Android.

Meizu MX4 Ubuntu Edition përmban ekranin me 5,3 inç në IPS me rezolucion prej 1920 x 1152 pikselëve si dhe procesorin 2GHz Mediatek MT6595.

Pajisja gjithashtu vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, por e njëjta ka edhe kamerën para dhe atë të pasmen.
Kamera e përparme vjen me 2MP për video thirrje, ndërsa në pjesën e pasme të telefonit është kamera me 20.7MP.


Telefoni vjen me Ubuntu Linux dhe ndërfaqen speciale, ndërsa gjithashtu përmban edhe baterinë me 3100 mAh. (Telegrafi)