Dinamika me të cilën po zhvillohet rregullativa financiare ndërkombëtare kërkon resurse të konsiderueshme për t’u zbatuar nga bankat qendrore dhe kjo sigurisht se paraqet një sfidë të rëndësishme për bankat qendrore më të vogla, siç janë BQK-ja dhe bankat tjera të rajonit tonë. Sidoqoftë, përmes organizimeve të tilla ne do të jemi në gjendje që t’i bashkojmë energjitë dhe përvojat në mënyrë që të jemi sa më efektiv në ndjekjen dhe zbatimin e standardeve më të mira ndërkombëtare. Për një sistem bankar të ri si Kosova, sigurisht që zbatimi i kërkesave të Basel III, IFRS 9 dhe zbatimi i procedurave të rregullta për likuidimin e bankave ka qenë dhe është mjaft sfidues. Megjithatë, me përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë kemi arritur progres të konsiderueshëm dhe sot rregullativa jonë financiare po arrin të mbështes zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit financiar të vendit.
Kështu ka ka deklaruar Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në punëtorinë “Ballkani Perëndimor: Reformat rregullatore bankare dhe zbatimi i tyre – sfidat përpara”, organizuar bashkërisht nga BQK dhe GIZ-i Gjerman.
Guvernatori Mehmeti theksoi se BQK-ja ashtu edhe si bankat tjera qendrore të rajonit, me kohë ka vendosur si prioritet shumë të rëndësishëm zbatimin e vazhdueshëm të standardeve më të mira ndërkombëtare në fushën e rregullativës financiare.
Ai ka thënë se sektori bankar i Kosovës mbetet një ndër sektorët më të suksesshëm dhe me trend të vazhdueshëm të rritjes.
“Edhe gjatë vitit 2018 sektori bankar vazhdoi të tregoj qëndrueshmëri të komponentëve përbërës të likuiditetit, profitabilitetit dhe kapitalit. Sipas të dhënave të fundit të muajit qershor 2018, vlera e gjithsej mjeteve të sektorit bankar arriti në 3.9 miliardë euro, derisa struktura e mjeteve vazhdoi të financohet kryesisht nga depozitat dhe të jetë e përqendruar në aktivitetin e kredidhënies. Vlera e përgjithshme e kredive të sektorit bankar në qershor 2018 ishte rreth 2.7 miliardë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 11.3 për qind. Treguesi i kredive joperformuese u zvogëlua në 2.8 për qind në fund të muajit qershor nga 3.9 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, gjë që tregon për një afarizëm mjaft të shëndoshë të bankave që operojnë në vendin tonë. Gjithsej depozitat evidentojnë rreth 3.1 miliardë euro, ndërsa gjendja e likuiditetit të sektorit bankar vazhdon të jetë e qëndrueshme. Raporti i mjeteve likuide ndaj detyrimeve me afat të mbetur deri në një vit përllogaritet 33.2 për qind, i cili evidentohet lart mbi kërkesën rregullative prej 25 për qind. Sektori bankar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar. Treguesi i kapitalit të bazuar në rrezik në muajin qershor 2018 ishte 17.4 për qind, që është lart mbi kërkesën rregullative të BQK-së prej 12 për qind”, ka thënë Mehmeti.
Të pranishmit e shumtë nga vendi dhe nga rajoni, kanë marrë informatat e fundit për kuadrin rregullator ndërkombëtar për bankat që njihet si Bazel III dhe ndryshimeve në të ardhmën e këtij kuadri.
Gjithashtu janë diskutar edhe sfidat e bankave të Ballkanit Perëndimor për të realizuar reformat dhe zbatimin e rregullativave, si dhe Direktivat e BE-së për sektorin bankar.
Në këtë punëtori, e cila do të vazhdojë punimet edhe të premten do të prezantojnë edhe zyrtarë të Bankës Qendrore Evropiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar, BAFIN, Deutsche Bundesbank dhe disa bankave të vendeve tjera anëtare të BE-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Dashuria fillon në Central Park!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin