Mehmeti: Befasi e zgjedhjeve rezultati i PDSH-së

Mehmeti në rrjetin social Facebook ka shkruar se “kurrë nuk e ka mbështetur e as nuk do ta mbështesë kryesinë aktuale të PDSH-së”.
“Por i përmbahen thënies: ‘armikun’ mos e duaj, por hakun mos ia ha! Andaj për ata që më pyesin lidhur me këto zgjedhje, po e them: befasia më e madhe për mua ka qenë rezultati i PDSH-së! Të fitosh shtatë deputetë i bllokuar nga mediat, i bojkotuar edhe nga qarqe brenda-partiake, pa investuar fare në material propagandistik, i përballur me makinerinë mediatike e propagandistike të BDI-së që e mbuloi shtetin me pamflete e fotografi, do të thotë fitore e një individi – e kryetarit të PDSH-së – i cli siç duket, ka rreth 70.000 ‘ushtarë ‘ që nuk e tradhtojnë kurrë!”, ka shkruar Kim Mehmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/04/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































