LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Asetet e sistemit financiar shënojnë rritje vjetore 6.9%

Mehmeti: Asetet e sistemit financiar shënojnë rritje vjetore 6.9%

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë një takimi ka njoftuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për gjendjen në sistemin financiar në vend, dhe zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektori i sigurimeve, pensioneve dhe ai i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare.

Me këtë rast, guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, ku asetet e sistemit financiar kanë shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore prej rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7%.

Po ashtu, guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur projektin në proces që ka të bëjë me Kornizën operacionale për menaxhimin e krizave dhe shprehu gatishmërinë e BQK-së për bashkëpunim me ekipin e Bankës Botërore për të finalizuar me sukses këtë projekt.


Përfaqësuesit e Bankës Botërore të kryesuar nga Miquel Dijkman, koordinator i Zyrës Regjionale të Bankës Botërore – FINSAC në Vjenë, falënderuan guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori