Admir Mehmedi ka arritur të shënoj një gol të bukur ndaj ish-skuadrës së tij Bayer Leverkusen.

Sulmuesi shqiptar ishte titullar për Wolfsburgun në takim ndaj Bayer Leverkusenit në kuadër të javës së 25 në Bundesliga.


E skuadra e shqiptarit ka pësuar humbje minimale 1-2 duke ia vështirësuar punët vetës edhe më shumë për mbijetesën.

admir mehmedi vfl wolfsburg1

Leverkusen ishte në epërsi 0-2, ndërsa Mehmedi ngushtoi rezultatin për skuadrën e tij.

Shqiptari me pasaportë zvicerane realizoi një gol të bukur në minutën e 79-të.

26-vjeçari pati edhe një rast tjetër për të barazuar rezultatin por Leno u tregua i saktë duke i siguruar pikët e plota Leverkusenit.

Ky ishte goli i parë për Mehmedin në fanellën e Wolfsburgut që nga transferimi i tij në janar.

Për ta parë golin duhet të klikoni KËTU. /Telegrafi/

telegrafi sport app