LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n e SHBA-në në çdo mision që kërkohet

Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n e SHBA-në në çdo mision që kërkohet

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo mision që u kërkohet.

Mehaj tha se kjo dëshmon edhe gatishmërinë dhe profesionalizimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kur ka nevojë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të jemi krah për krah për ta, në çdo mision që kërkohet nga ne, se kjo e dëshmon edhe gatishmërinë edhe profesionalizimin që e kanë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës”, u shpreh Mehaj.


Ministri Mehaj ka kërkuar mbështetje nga të gjithë, duke shtuar se ata nuk do të ndalen dhe se i është përkushtuar 200 për qind Ushtrisë së Kosovës.

“Unë jam përkushtuar 200 për qind në Ushtrinë e Kosovës, aktivitetet nuk do të ndalemi. Treni është duke ec, nuk do të ndalet, po u them të gjithëve të na mbështesni sepse ne jemi të pakthyeshëm”, theksoi Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori