Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë.
“Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić. Takimet tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu, ministri Mehaj, përveç takimit me ambasadorin e Kosovës në Zagreb, do të vizitoj dhe takoj edhe student-kadetët tanë që studiojnë në akademinë kroate të mbrojtjes.
Bashkëpunimi bilateral Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes, është zyrtarizuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin