Me ceremoni zyrtare është bërë transferimi i autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes ku gjeneral brigade Jörg Rüter i ka dorëzuar detyrat eprorit të ardhshëm të NALT-it, gjeneralit Joachim Hoppe.
Ata kanë vlerësuar lartë profesionalizmin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe janë zotuar për bashkëpunim të mëtejmë.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka theksuar synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Krahas mbështetjes individuale të vendeve partnere të NATO-s përkrahja përmes NATO-s dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës ka rëndësi të veçantë edhe sot. Synimi ynë kryesor strategjik është anëtarësimi në NATO sepse i ndajmë vlerat e njëjta, mendimet e njëjta demokratike. Prioriteti ynë është të ngrisim kapacitetet operacionale sipas standardeve të NATO-s”, ka thënë Mehaj.
E në emër të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ka folur Ariella Viehe, shefe e Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.
Ajo ka thënë se ekipi shumëkombësh i NALT-it përfaqëson më mirën e asaj se çka ofron aleanca.
“NATO mbetet e përkushtuar për një Kosovë të sigurt dhe paqësore, faleminderit që na keni mundësuar ta bëjmë këtë ditë të mundshme dhe për gjithë punën që e bëni në Kosovë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se ekipi do të vazhdojë procesin e këshillëdhënës në rastet kur Kosova vlerëson që është e nevojshme mbështetja e NATO-s.
E drejtori i deritanishëm i NALT-it, gjeneral brigade Jörg Rüter i cili për 12 muaj e ka udhëhequr këtë ekip, ka thënë se ka mbetur i impresionuar nga profesionalizmi i pjesëtarëve të Forcës.
“Gjeneral Jashari faleminderit juve dhe FSK-së për besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Gjatë vizitave te mija në FSK jam impresionuar nga profesionalizmi dhe entuziazmi i pjesëtarëve të FSK-së. Kemi punuar për një FSK profesionale që përfaqëson të gjitha komunitetet dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë në Kosovë për çka ka thënë që populli i Kosovës duhet të ndjehet krenar.
E për shërbimin e tij të shkëlqyer në Kosovë atij i janë ndarë edhe mirënjohje nga ministri dhe komandanti i FSK-së.
Ndërsa, pasardhësi i tij, gjenerali Joachim Hoppe ka thënë se synim mbetet të këshillojnë dhe motivojnë zhvillimin sa më të mirë të organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të promovojmë zhvillimin e institucioneve të sigurisë brenda mandatit të dhënë.
Ekipi i NALT-it brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka mision këshillues dhe ndërlidhës dhe numëron 40 pjesëtarë nga 16 shtete partnere. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve