LAJMI I FUNDIT:

Mehaj në SHBA, merr pjesë në Samitin e Asociacionit Ndërkombëtar për Operacione të Stabilitetit  

Mehaj në SHBA, merr pjesë në Samitin e Asociacionit Ndërkombëtar për Operacione të Stabilitetit  
Foto: Arkiv

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë zyrtare nga Asociacioni Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit (ISOA) me seli në Washington.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Samitin e Pesëmbëdhjetë Vjetor të ISOA-s, në mesin e mbi 300 personaliteteve zyrtare nga e mbarë bota, ministra e shefa të mbrojtjes, diplomatë, përfaqësues të agjencive shtetërore të industrisë së mbrojtjes nga SHBA dhe vende partnere të saj.

Gjatë kësaj vizite, ai do të ketë përsëri takime me autoritete të rëndësishme zyrtare amerikane dhe autoritete të industrisë së mbrojtjes.


Samiti i këtij viti, ndër të tjera, do të ketë sesione me temat për sigurinë kibernetike: reforma të prokurimit të mbrojtjes; gratë, paqja dhe siguria; pandemitë dhe sigurinë ndërkombëtare shëndetësore, etj, ku do të prezantojnë ambasadorë, autoritete të larta nga Departamenti i mbrojtjes, Departamenti i Shtetit, senatorë, kongresmenë etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori