Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se në këto 18 muaj janë angazhuar maksimalisht që ushtrinë ta avancojnë në nivelet më larta të kapaciteteve ushtarake, duke rekrutuar në vazhdimësi të rinj e të reja, të cilët i duhen më tepër atdheut se çdo vendi tjetër.
Mehaj ka shkruar në Facebook se në 18 muaj, kanë rekrutuar 1240 ushtarë më shumë, të rinj të gatshëm për të mbrojtur këto troje, e po punojnë në vazhdimësi drejt ngritjes së kuadrove profesionale duke shkolluar oficerë në akademitë më prestigjioze të botës.
“Krahas kapaciteteve profesionale kemi investuar edhe në blerjen e pajisjeve ushtarake. Deri në 96% më shumë se në vitet paraprake kemi investuar për të pajisur ushtrinë me mjetet më moderne luftarake tokësore, armë, dronë dhe sisteme mbështetëse të cilat të kombinuara me formacionet ushtarake të kuadrove profesionale përbëjnë element të fuqishëm të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj, transmeton Telegrafi.
Ai thotë se janë realizuar qindra operacione dhe stërvitje të përbashkëta me forcat aleate, qindra kurse e trajnime individuale e kolektive me pjesëmarrjen e 3000 oficerëve, nënoficerëve, e ushtarëve tanë brenda e jashtë vendit.
“Në këto 18 muaj, përkrah ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministria e Mbrojtjes arriti të realizojë suksesshëm misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të FSK-së në Kuvajt. Po ashtu, Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në cilësinë e shtetit pritës në ushtrimin më të madh ndërkombëtar ‘Defender Europe ’21’, të organizuar në rajonin e Ballkanit”, tha Mehaj.
Ai më tej ka thënë se “si partnere e besueshme e shteteve anëtare të NATO-s, Ministria e Mbrotjes dhe FSK ka vazhduar të ofroj mbështetje në evakuimin e refugjatëve afganë dhe në transportimin e mdihmave humanitare për popullin ukrainas, ngase misionet e NATO-s janë edhe misionet tona”.
“Jemi të përkushtuar të kontribuojmë në ruajtjen e vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes në vend, rajon dhe më gjerë, andaj rruga jonë është e qartë, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut, në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO janë destinacione ynë final”.
Mehaj më tej tha se “përmes zjarrit të luftimit dhe sakrificës së përbashkët, rrjeti i aleatëve dhe partnerëve tanë na ofron një avantazh asimetrik që kundërshtari ynë nuk mund ta përballoj. Të rrënjosura thellë në vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, shumë prej këtyre marrëdhënieve i kanë tejkaluar stuhitë e historisë dhe mbeten shtylla kurrizore e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, andaj Republika e Kosovës ka të vulosur të ardhmen në Bashkimin Evropian, dhe Ushtria e Kosovës në NATO”.
“Jemi të vendosur me vullnet të hekurt, që të kalojmë pengesën, qoftë duke ngjitur malin ose duke qarë atë. Misioni ynë është mbrojtja e atdheut, vizioni ynë anëtarësimi në NATO!”, tha Mehaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?