LAJMI I FUNDIT:

Mehaj mirëpret vendimin për themelimin e Fondit të Sigurisë

Mehaj mirëpret vendimin për themelimin e Fondit të Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Fondit të Sigurisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se fondi do të jetë i hapur dhe se nesër do të publikohen informacionet mbi dhënien e donacioneve.

“Jam shumë i lumtur që më në fund kjo punë intensive u finalizua dhe sot me nënshkrimin e vendimit nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ky fond do të jetë i hapur. Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, ka shkruar Mehaj.


Kurti themelon Fondin e Sigurisë, fton qytetarët të kontribuojnë për sigurinë shtetërore (Dokument)
Lexo po ashtu Kurti themelon Fondin e Sigurisë, fton qytetarët të kontribuojnë për sigurinë shtetërore (Dokument)

Postimi i plotë:

“Për Atdheun tonë, Lirinë dhe Pavarësinë e saj, dhamë shumë gjak, djersë, mund e para nga puna jonë e ndershme, në të gjitha periudhat e historisë sonë të dhimbshme e të lavdishme.

Një vullnet shumë të madh për të dhuruar donacione në mjete financiare për institucionet e sigurisë së vendit, e keni shprehur gjithmonë.

Ka një kohë të gjatë që jemi duke punuar në themelimin e Fondit të Sigurisë, në të cilin qytetarët tanë mund të kontribuojnë me mjete financiare dedikuar sigurisë në vend.

Jam shumë i lumtur që më në fund kjo punë intensive u finalizua dhe sot me nënshkrimin e vendimit nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ky fond do të jetë i hapur.

Vlerën e shenjtë të Lirisë dhe Pavarësisë së Atdheut tonë që e paguam shumë shtrenjtë, jemi të vendosur ta ruajmë me çdo çmim.

Siguria jonë kurrë nuk ka nënkuptuar pasiguri për të tjerët. Përkundrazi, dje, sot dhe nesër, ishim, jemi e do të jemi siguri e mbrojtje për të gjithë, pa dallim.

Të kontribuojmë së bashku, për të mirën e institucioneve tona të mbrojtjes dhe sigurisë.

Për garantuesit e Lirisë, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të vendit.

Për garantuesit e jetëve dhe pronave tona, garantuesit e sigurisë dhe rendit tonë publik.

Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori