LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Ka filluar procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender Europe 23”

Mehaj: Ka filluar procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen “Defender Europe 23”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi sot se ka filluar procesi planifikues për pjesëmarrjen në stërvitjen më të madhe në Evropë të forcave amerikane me aleatë “Defender Europe 23”.

Ky proces planifikues tha se ka filluar nga Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj oficerët, nënoficerët dhe nëpunësit në SHP të FSK-së për t’i uruar dhe përgëzuar për fillim të mbarë të ndërmarrjes më të madhe stërvitore në historinë tonë ‘Defender-Europe ’23’, së bashku me forcat e 28 vendeve aleate të udhëhequra nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë dhe Afrikë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.


“Pas suksesit të vitit të kaluar, së bashku ndamë besimin e plotë se Republika e Kosovës, si vend pritës, dhe mbi një mijë trupa tona manovruese, krahas angazhimit tonë në strukturat komanduese dhe shtabore të task-forcë shumëkombëshe, do të arrijmë të realizojmë me sukses të plotë, pjesën e përgjegjësisë sonë operacionale dhe taktike”, ka shtuar ai.

Mes tjerash, ka thënë se objektivë kryesore për vitin 2022/23 është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

“Defender-Europe’23 do të jetë sprova jonë që do ta realizojmë me sukses të plotë dhe do të ri-konfirmojmë fuqishëm se jemi të gatshëm plotësisht për të dhënë kontributin  efektiv bashkë me forcat e vendeve aleate në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, kontinental dhe global. Vazhdojmë fuqishëm rrugën përpara! Vazhdojmë fuqishëm drejtë sukseseve të reja! Së bashku më të fortë me forcat aleate amerikane dhe gjithë aleatët tjerë!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori