Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në stërvitjen e njohur shumëkombëshe “Saber Junction 2022” i mbajtur në Zonën e stërvitjeve ushtarake të forcave amerikane Hohenfels në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, duke thënë se kontingjenti i FSK-së, së bashku me 4400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022”.
“Në Qendrën e Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë të Komandës së Trajnimit të Ushtrisë së 7-të të Forcave Amerikane, si pjesë e planeve të stërvitjes së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, kjo stërvitje mbahet për të vlerësuar gatishmërinë e njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore ‘Sky Soldiers’, për të ekzekutuar, të unifikuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Më tej, Mehaj ka thënë se “Komanda e 7-të e Stërvitjes së Ushtrisë Amerikane dhe qendra e saj e trajnimit luftarak, Qendra e Përbashkët Shumëkombëshe e Gatishmërisë, janë të pozicionuara në mënyrë unike në Evropë për të pritur në mënyrë rutinore këto lloje të stërvitjeve shumëkombëshe gjatë gjithë vitit për të ndërtuar gatishmërinë e ushtrive dhe kombeve partnere”.
“Stërvitja ‘Saber Junction’2022’ promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, forcon aftësitë e partnerëve, mundëson SHBA-së të vendosë pajisjet më moderne për të gjitha misionet dhe ndërton ndërveprim dhe bashkëpunim midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës