Ministri i Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten vendit.
Mehaj ishte këto ditë për një vizitë në Uashington, gjatë të cilës u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Colin Kahl.
Ministri Mehaj tha se takimet me zyrtarë të lartë amerikanë ishin në kuadër të kontakteve të rregullta dypalëshe në shërbim të thellimit të bashkëpunimit drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe kapaciteteve të saj.
“Kosova është në formim e sipër të ushtrisë së saj. Këtë dëshirë ka populli ynë për qindra e mijëra vite. Sot jemi në atë nivel që bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po krijojmë kapacitetet që i duhen shtetit të Kosovës”, tha Mehaj për Zërin e Amerikës.
Ne vjeshtën e vitit 2018, Kosova me mbështetjen e Shteteve te Bashkuara, vendosi që përmes ndryshimeve ligjore të bëjë transformimin e Forcës se Sigurisë në ushtri.
“Tani jemi në fazën e dytë të planit të koordinuar dhe të përbashkët sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani jemi në fazën që kapacitetet ushtarake po rriten përditë, nevojat shtetërore kërkohen. Në këto rrethana ka qenë edhe vizita, por edhe koordinimi i përbashkët. Siç e dini, kohët e fundit kemi pasur një stërvitje të përbashkët ushtarake, një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake. Ishim edhe vend mikëpritës për herë të parë në Kosovë. Tani po bashkëpunojmë për stërvitjen ‘Defender Europe 23’, por edhe për operacione të përbashkëta ndërkombëtare. Aty ku ka nevojë Amerika, aty do të jetë edhe ushtria e Kosovës krah për krah me ta”, tha ministri Mehaj.
Ministri Mehaj thotë se siguria dhe ekonomia janë përparësi të qeverisë së Kosovës, duke shtuar se vitin që vjen mundësitë e investimeve në sektorin e sigurisë do të jenë më të mëdha pasi është parashikuar një rritje prej 40 për qind e buxhetit për ushtrinë.
Ai thotë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-së po punon për blerjen e pajisjeve ushtarake për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të forcave të armatosura, siç janë dronët për të cilët po diskutohet me palën amerikane.
“Po kemi diskutuar, këto janë në proces, jo vetëm dronat por edhe blerje të tjera. Jemi në koordinim e sipër për mënyrën se si do të funksionalizohen”.
Mehaj tha se përparësi e punës së tij është edhe përfshirja e më shumë grave dhe pjesëtarëve nga komunitetet në FSK. Por, sfidë mbetet përfshirja e pjesëtarëve të komunitetit serb, për shkak të trysnisë së ushtruar nga Beogradi.
“Kemi kaluar në disa vështirësi si shtet edhe si ushtri e Kosovës për shkak të kërcënimeve që vijnë tek komunitetit serb, që të mos jenë pjesë e niveleve të sigurisë shtetërore të Kosovës. Aty kemi humbur një numër të madh pjesëtarësh. Tani jemi në rekrutim e sipër. Kemi koordinim me shumë pjesëtarë që janë në ushtri të Kosovës dhe që janë nga komuniteti serb. Ata janë të kënaqur. Por edhe e ndiejnë veten shpesh të kërcënuar, sidomos pjesëtarët që janë nga pjesa veriore e kosovës”.
Gjatë qëndrimit në Uashington Ministri i Mbrojtjes u takua edhe me Drejtoreshën e Kshillit të Sigurisë Kombëtare, Robin Brook dhe Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!