Vedat Muriqi ka qenë i pandalshëm mbrëmë, ku me skuadrën e tij Mallorca kanë ndalur në barazim 1-1 Real Madridin në ndeshjen e xhiros së parë në La Liga.
Ylli kosovar ishte i papërmbajtshëm në fushë duke arritur të realizoj edhe një gol shumë të bukur me kokë.
Përveç golit Muriqi ishte rreziku kryesor për Los Blancos, derisa në fund të ndeshjes e nxjerri nga loja edhe Ferland Mendyn me karton të kuq.
Prizrenasit në fund i takoi çmimi lojtari i ndeshjes, edhe pse në fushë ishin edhe yjet më të mëdha botërorë si Kylian Mbappe, Vini Jr, Jude Bellingham apo Rodrygo.
Mediat e ndryshme në Spanjë i kanë bërë jehonë paraqitjes fantastike të Vedat Muriqit dhe Mallorcas ndaj Realit.
“Muriqi i vendos kufijtë Real Madridit” ishte titulli i të përditshmes spanjolle Marca që vazhdoi më poshtë.
“Mallorca shkatërroi algoritmet që i dhanë Madridit trofeun e ligës para se të fillonte sezoni i ri. Përballë fantazisë së Rodrygos dhe BMV-së (Bellingham, Mbappe dhe Vini Jr), mjaftuan qadrat anësore dhe Muriqi për të vënë kampionin në vend të tij”, ka shkruar ndër të tjera Marca.
“Mallorca e Muriqit hakon Real Madridin dhe i jep atyre tronditjen e parë”, ka shkruar gazeta Sport.es. /Telegrafi/