Ndër titujt më të përdorur nga këto medie, duke përfshirë RTS, Kurir e Vesti është “Çmenduri në Prishtinë”, raporton Koha.net.
Ato kanë raportuar për fitoren e dytë 80:71 në Rilski.
Mes tjerash, ato kanë treguar edhe për faktin se 20,000 njerëz janë mbledhur në qendër të Prishtinës për të parë ndeshjen, duke e bashkëngjitur edhe videon e realizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” nga KTV-ja.
Përveç medieve serbe, fitoren e kanë raportuar shumica e medieve në rajon.