Kosova i dha mandatin Ekipit Drejtues për të hartuar një statut të Asociacionit të Komunave Serbe.
Dhjetë ditë para skadimit të afatit – të cilin autoritetet në Prishtinë morën për të hartuar statutin – në BE thonë se presin që të “të gjitha marrëveshjet” e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës “të zbatohen pa vonesë “.
“Kjo vlen veçanërisht për marrëveshjen mbi Bashkësinë/Asociacionin e Komunave dhe Energjisë”, ka thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e politikës së jashtme të BE, për mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, në pyetjen e agjencisë së lajmeve Tanjug, nëse BE si ndërmjetës në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës ka informacion rreth progresit të arritur rreth statutit të AKS-së, i cili është paraparë të jetë gati më 4 gusht, Kocijancic ka thënë se “është duke u punuar dhe se kjo kërkon kohë”.
“BE është në kontakt të ngushtë me të dyja palët në drejtim të të gjithë hapave të nevojshëm për zbatimin e saj, por edhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”, ka thënë tutje Kocijancic.
Ndryshe, kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri te përfundimi i afatit të vënë nga Bashkimi Evropian (BE) për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS).
Kjo pasi që BE-ja e kishte kërkuar para katër muajve, që deri më 4 gusht të hartohej statuti i AKS-së, porse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Mirëpo, ekipi menaxhues ka bërë të ditur se në hartimin e draftit ata marrin parasysh Marrëveshjen e Brukselit, por jo edhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Gjithsesi Jeta Krasniqi nga KDI, në një prononcim për Telegrafin ka thënë që ASK-ja duhet të formohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ndryshe, presidenti i vendit Hashim Thaçi, të martën në një konferencë me gazetarë ka thënë se Asociacioni do të themelohet sipas Kushtetutës, ligjeve të Kosovës si dhe opinionit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ky asociacion do të themelohet sipas Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe opinionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Pretendimet e ndryshme ne nuk mund t’i frenojmë por nuk mund të përfshihen ato gjëra që nuk janë në përputhshmëri me kushtetutën, ligjet e Kosovës, ligjin për vetëqeverisje lokale gjithashtu edhe opinionit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025