Mediat e afërta me pushtetin në Serbi akuzojnë shqiptarët etnikë, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Thaçi si planifikuesit e strategjisë së “Shqipërisë Etnike”.
Mediat në Serbi po e ndjekin krizën në Maqedoni me interes të madh, duke ia hedhur fajin në mënyrë agresive të ashtuquajturës “Platforma shqiptare” – një grupi kushtesh të shqiptarëve për pjesëmarrjen e tyre në çdo qeveri të re në Maqedoni.
Një nga pikat kryesore të shqetësimeve të platformës është zgjerimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
Por çështja që ka shkaktuar reagim të ashpër në Serbi është kërkesa e platformës që Parlamenti i Maqedonisë të dënojë “gjenocidin kundër shqiptarëve në Maqedoni”, nga viti 1912 në 1956, kohë kur Serbia e mori Maqedoninë nga Perandoria Osmane.
“Shqiptarët planifikojnë përplasje të përgjakshme”, “Terroristët Shiptarë (një fjalë fyese për shqiptarët)” dhe “Mercenarët e Sorosit”, janë vetëm disa nga titujt e gazetave dhe portaleve serbe që kanë mbuluar ngjarjet në Maqedoni së fundmi, njofton portali ‘Kallzo’.
“Vecernje Novosti”, që zotërohet nga shteti, të dielën akuzoi partinë kryesore shqiptare në Maqedoni, Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, se ka futur “një platformë tiranike” në negociatat për t’iu bashkuar një qeverie të re.
“Platforma Shqiptare”, sipas “V. Novosti”, mund të çojë “në një seri lëvizjesh që do të përçajnë Maqedoninë në linja etnike, në kantone ose njësi federale”.
Kriza politike e Maqedonisë ka përshkallëzuar që nga zgjedhjet e dhjetorit që dështuan në nxjerrjen e një fituesi të qartë.
Zoran Zaev, lideri socialdemokratëve të opozitës, LSDM, po këmbëngul për një mandat për të formuar qeverinë pasi ka një shumicë në Parlament.
Por presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka refuzuar t’ia japë atij mandatin, duke pretenduar se pranimi i Platformës shqiptare rrezikon ekzistencën e Maqedonisë.
Mbështetës të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së kanë organizuar protesta pothuajse të përditshme në rrugë duke e akuzuar njëri-tjetrin për tensione.
Në komentin e publikuar të hënën në të përditshmen serbe “Politika”, një deputet nga Partia Progresive Serbe, Miroslav Lazanski, tha se duheshin mbajtur zgjedhje të parakohshme si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza, ndërsa fajësoi shqiptarët për kërkesa të ekzagjeruara.
Ai tha se pranimi i Platformës Shqiptare do të ishte njëlloj sikur “Maqedonia të kapitullonte” dhe e akuzoi Perëndimin për hipokrizi në lidhje me mbështetjen ndaj LDSM-së për të formuar një qeveri në koalicion me partitë shqiptare. “Çfarë hipokrizie, hipokrizi e paparë!”, shkroi të hënën Lazanski.
Versioni serb i Sputnikut rus të dielën citoi akademikun Kaplan Buroviq ndërsa thoshte se shqiptarët “duan të gjithë Ballkanin dhe Evropën”.
E përditshmja “Blic”, e konsideruar si e afërt me Partinë Progresive në Serbi, të premten publikoi një deklaratë nga ish-presidenti maqedonas Kiro Gligorov që thoshte se “do të ishte naive të besohej se shqiptarët e bënë këtë plan që nga zgjedhjet”.
“Është një strategji më e gjerë politike, e bërë në Tiranë dhe e vulosur në Prishtinë. Krijuesit e saj ishin (kryeministri shqiptar) Edi Rama dhe (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi”, tha Gligorov.
Gazeta proqeveritare “Informer” ndërkohë shkroi në mënyrë më agresive “Shiptarët po kërcënojnë Maqedonin më luftë”, duke e akuzuar kryeministrin shqiptar Rama dhe presidentin kosovar Thaçi se kanë kërkuar kryengritje të shqiptarëve në Maqedoni.
“Informer” të shtunën publikoi një foto të Zaevit krah atij që e quajti “terrorist shiptar” Bekim Aliut, i cili dyshohet se qëlloi ndaj policisë dhe qytetarëve maqedonas gjatë një përleshjeje të armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.
“Informer” të dielën pretendoi se shqiptarët nuk kishin hequr dorë nga plani i “Shqipërisë etnike” dhe kryeredaktori Dragan Vuçiçeviq shkroi në një opinion të njëjtën ditë se Serbia duhet të mësojë “nga pësimet e Maqedonisë” dhe të mos e lejojë NATO-n të komandojë Serbinë, të personifikuar në kandidatët e opozitës për postin e presidentit serb, që tha se donte “të shkaktonte një revolucion shumëngjyrësh” me ndihmën e “ambasadorëve perëndimorë”.
Termi “revolucion shumëngjyrësh” i referohet revolucionit “portokalli” në Ukrainë dhe atij “rozë” në Gjeorgji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja