Ministri i punëve të jashtme të Greqisë Nikos Kotzias sot vjen në Maqedoni për të realizuar takime bilaterale me shefin i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki por edhe me zyrtarë tjerë shtetëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mediat greke kanë bërë bujë për këtë vizitë që e vlerësojnë si diçka shumë ekskluzive.


''Nikos Kotzias sot në Shkup'', ''Çavushogllu në Atinë, Kotzias në Shkup'', ''Fjalim i fortë i Kotzias në Shkup'', ''Kotzias do të takohet më diplomatët e Shkupit'', ''Shkupianët e kanë thirrë Kotzias që të flas me ta'' janë vetëm disa nga titujt e gazetave dhe portaleve në Greqi për takimin Poposki-Kotzias.

E përditshmja greke ''Kathimerini'' shkruan se vizita e djeshme e kryetarit të Selanikit dhe tani vizita e Kotzias tregon qartë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë përmirësuar./Telegrafi/