LAJMI I FUNDIT:

Mediat botërore për përleshjen fizike në Parlamentin e Serbisë

Mediat botërore për përleshjen fizike në Parlamentin e Serbisë

Përleshjet shpërthyen në parlamentin serb të hënën pasi ligjvënësit e opozitës ngritën pankarta që akuzonin koalicionin qeverisës se po përpiqej të shmangte përgjegjësinë për shembjen e çatisë së një stacioni treni, ku si pasojë humbën jetën 15 persona në fillim të këtij muaji.

Radomir Lazoviq i partisë opozitare Fronti i Gjelbër-Majtas vendosi një foto të një dore të kuqe me mbishkrimin ‘ke gjak në duart e tua’ në foltore, transmeton Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë, Zatibor Lonqar, iu afrua dhe filloi të debatonte. Deputetët e tjerë u vërsulën përpara platformës së kryeparlamentares duke bërtitur, duke u tërhequr dhe goditur njëri-tjetrin.


Deputetët e opozitës bërtisnin “vrasës, vrasës”, disa mbanin fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me duart e kuqe të ngritura lart.

E kjo situatë kaotike ku nuk u kursyen nga grushtet, sharjet e shtyrjet, bëri të mediat prestigjioze botërore të raportojnë për atë që ndodhi në Parlamentin e Serbisë.

Ishte Reuters, The Guardian, Politico dhe Associated Press që madje publikuan pamjet të gjithë asaj që çoi në përleshjen fizike mes pozitës dhe opozitës në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori