As mes dy popujve që ndajnë të njëjtën prejardhje dhe flasin të njëjtën gjuhë besimi nuk është krejtësisht i verbër dhe këtu hyjnë në punë shërbimet inteligjente.
Por, duket se aktiviteti i “spiunëve” gjermanë në Austri ka qenë i tepruar. Gazeta më e madhe austriake Der Standard dhe e përjavshmja Profil shkruajnë se për shtatë vite me radhë agjentët e BND-së gjermane kanë përgjuar mbi dy mijë shënjestra, përfshirë institucione politike, politikanë, organizata ndërkombëtare, banka, kompani dhe deri tek prodhuesit e armëve me aktivitet në Austri.
Aktiviteti, sipas këtyre dy gazetave është ushtruar i shtrirë në shtatë vite kohë, duke nisur nga 1999 deri në vitin 2006.
Menjëherë pas këtyre artikujve ka reaguar Kancelari austriak, Sebastian Kurz.
“Këto metoda nuk duhet të ekzistojnë mes dy vendeve miq. Dëshira jonë është që të dimë se kush u përgjua, kur u përgjua dhe sigurisht, duam garanci që këto përgjime nuk ndodhin aktualisht”, tha ai.
Kancelari austriak thotë se do t’i dorëzojnë Berlinit një kërkesë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të hedhur dritë mbi skandalin.
Në vitin 2014, në media qarkulloi lajmi se BND kishte ndihmuar agjencitë amerikane për të spiunuar zyrtarë të lartë në vende të ndryshme të Europës, mes të cilave edhe Austria. Një vit më vonë, Austria i dorëzoi një ankesë zyrtare Gjermanisë. Por, tani lajmi është rikthyer dhe dyshohet se aktiviteti i spiunëve gjermanë ka qenë shumë më i zgjeruar se thjesht ndihma për kolegët amerikanë.
Megjithatë, Kurz është i bindur se Gjermania do të japë sqarimet e nevojshme për rastin. Ai thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Berlinit.
Der Standard dhe Profil publikuan lajmin duke cituar se ai bazohej në dosjet e vetë BND, të siguruara nga një burim gjerman. Në listën e subjekteve të përgjuara të analizuar prej dy gazetave austriake gjen edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, që ka selinë e saj në Vjenë, ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Iranit, OPEC-un, por edhe ministra austriakë, banka dhe kompani që veprojnë në Austri si dhe agjencinë e lajmeve APA.
Vetë BND nuk e ka komentuar deri më tani lajmin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-18-780x439.png)
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën
![Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-14-e1739715530231-780x439.jpeg)
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
![Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-144-780x439.jpg)
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë
![Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-146-780x439.jpg)
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë
![Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-150-780x439.jpg)
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë